MISIONI

Pasur parasyshë që Drejtësia në Shqipëri është në vështirësi dhe nuk është në nivelin e Drejtësisë Perëndimore apo të BE-së, ku vendi ynë aspiron të bëhet pjesë, jemi të bindur se standardet e punës sonë në dhënien e asistencës Juridike për klientët tanë, përbëjnë njëkohësisht një ndihmë të vyer në ecjen përpara të Drejtësisë Shqiptare.
Qëllimi ynë është që çdo klient që troket në dyert tona të gjejë zgjidhje të shpejtë dhe eficiente për çdo nevojë që i lind, ndërsa misioni ynë është tejet ambicioz: që Zyra jonë të vendosë vulën e saj në zhvillimin e Drejtësisë Shqipëtare.

Ndodhemi këtu - kliko mbi hartë!